Fshehje pasurie, KPK shkarkon kreun e Apelit të Krimeve të Rënda

Fshehje pasurie, KPK shkarkon kreun e Apelit të Krimeve të Rënda

40
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petkun.

Sipas Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive gjyqtari kishte mungesë të burimeve të ligjshme, deklarim të rremë, fshehje pasurie për ¼ për tre troje e dy banesa.

Nga hetimi i KPK rezultoi se, familja Petku kishte kryer dhe një transaksion në vitin 1996 prej 520 mijë dollarë me firmën piramidale Vefa.Vete gjyqtari  argumentoi se familja e tij kishte punuar në miniera dhe kishin të ardhura të larta që i kishin shërbyer si burim për krijimin e pasurive pas viteve 1990.

Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY