“Fqinjët”, promovim i kulturës evropiane dhe mesazhe pro integrimit evropian

“Fqinjët”, promovim i kulturës evropiane dhe mesazhe pro integrimit evropian

51
0
Shares

Qendra studentore ABC Tirana Club është organizatore e koncertit pianistic “Fqinjët”, ku interpretojnë 4 studentë artistë nga 4 shtete.

Eventi do të mbahet më 5 prill 2019, ora 18.00 në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet dhe është pjesë e një projekti të ri, një format i shkëmbimit kulturor, një sinergji mes studentëve Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Fqinjët” është dizajnuar si një kontribut artistik në favor të promovimit të kulturës evropiane dhe nga shtetet fqinje, si mesazhe pro integrimit evropian, meqënëse të katër shtetet janë aspirante për të realizuar këtë objektiv strategjik të tyre.
Për këtë projekt të ABC Tirana Club protagonistë janë studentët pianistë: Marija STOJANOVA, (Maqedoni e Veriut); Ljubica GAVRILOVIÇ, (Mali i Zi); Denita DEDUSHAJ, (Kosovë) dhe Johan MUKA, (Shqipëri).

Në program janë përfshirë “Etude in E-major, op. 10 no. 3” nga Frédéric Chopin; “Piano sonata in F-major, KV 533/494, 1st movement” nga Wolfgang Amadeus Mozart; “Sonata in e – minor, Op 90 no 2 , 1st movement” nga Ludwig van Beethoven; “Prelude in c- sharp minor” dhe “Etude Op. 39 No. 1” nga Sergei Rachmaninoff; “Danse, Tarantelle Styrienne” nga Claude Debussy; “Nightbook” dhe “Divenire” nga Ludovico Einaudi, si dhe krijime nga kompozitorët ballkanas Toma Proshev, Rafet Rudi, Tonin Harapi dhe Senad Gačević.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY