Digjen dy makina në Durrës, flet pronari: E qëllimshme

Digjen dy makina në Durrës, flet pronari: E qëllimshme

128
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Saga e djegies së makinave vazhdon dhe në  qytetin e Durrësit.

Mësohet se dy automjete janë djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit rreth orës 01:30. Dy mjetet e djegura kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, fillimisht nga zjarri është përfshirë makina me targa AA 809 OR në pronësi të shtetasit B.Dervishi dhe më pas flakët kanë përfshirë pjesërisht dhe makinën që ndodhej e parkuar ngjitur saj.

Pronari i mjetit shtetasi Bedri Dervishi, i cili pretendon se ngjarja është e qëllimshme, për shkak të disa konflikteve të mëhershme që ka pasur.

Dervishi ka hedhur akuza në drejtim të IMT Durrës, Ardian Halili, me të cilin ka qenë në konflikt, dhe është akuzuar për kanosje në drejtim të tij.

Dervishi ka në pronësi një agjensi në afërsi të daljes së portit të Durrësit, e cila rrezikonte ti shembej, dhe sipas tij kreu i IMT-së po zbatonte standard të dyfishta.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY