VIDEO/Cakaj merr masa të reja: 38 konsujt e nderit do të dorëzojnë...

VIDEO/Cakaj merr masa të reja: 38 konsujt e nderit do të dorëzojnë targat diplomatike

60
0
Shares

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka bërë një njoftim tjetër të rëndësishëm dite e sotme.

Në një deklaratë për mediat këtë, Cakaj bëri me dije  se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse. Bëhet fjalë për 38 konsuj nderi që lëvizin me makina me targa diplomatike, duke përfituar kështu privilegje të pajustifikuar.

“Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lartë diplomatikë. Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike.

Në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe atë të transportit, do të merren të gjitha masat që argat në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit”,-sqaroi ministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1178597755646686/?notif_id=1554017477703775&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY