Humb jetën një nga gratë më të pasura në Rusi, shkaku i...

Humb jetën një nga gratë më të pasura në Rusi, shkaku i rrëzimit të avionit ende i paqartë

56
0
Shares

Një nga gratë më të pasura në Rusi, Natalia Fileva, 55 vjeç, humbi jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël një ditë më parë në Gjermani. Bashkë me të humbën jetën dhe  3 persona të tjerë.

Avioni ishte nisur nga Kana e Francës, ndërsa u rrëzua jo shumë larg nga pista e aeroportit në Egelsbach në Gjermani.

Mediat ruse kanë raportuar se Fileva po fluturonte së bashku me bashkëshortin e saj Valery Karachev, po ashtu edhe piloti i avionit ishte një shtetas rus, i identifikuar si Andrey Dikun.

Sipas mediave ruse, Natalia Fileva dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin për një trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit janë të paqarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY