Aktorja e “Game of Thrones” i shpëton goditjes në tru: Për disa...

Aktorja e “Game of Thrones” i shpëton goditjes në tru: Për disa ditë nuk mund të flisja

53
0
Shares

Shumë pak e dimë sesi është jeta e vërtetë e personazheve të njohur që i shohim vetëm në filma. Nuk duhet të harrojmë se  ata janë njerëz dhe sigurisht jetojnë jetën sipas mënyrave të tyre.

Emilia Clarke, aktorja e famshme e serialit “Game of Thrones”, i është nënshtruar operacioneve gjatë xhirimeve dhe duket se ka vajtuar shumë për te qenë e suksesshme.

Emilia Clarke, në një shkrim për ‘The New Yorker’, thotë se vuajti dy herë nga gjakderdhja në tru. Ajo iu nënshtrua operacioneve dy herë dhe tashmë gjendja e saj është e stabilizuar. Sulmin e parë në tru e kishte pësuar në vitin 2011. Mjekët e diagnostikuan me hemorragji, sëmundje nga e cila 1/3 e të prekurve humbasin jetën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktorja e famshme.

Pas operacionit, për disa ditë aktorja nuk mund të fliste dhe i druhej faktit se karriera e saj kishte marrë fund. Ajo iu rikthye normalitetit në xhirimet e sezonit të dytë të “Game of Thrones”.

Më kujtohet kur  më thanë se duhet të nënshkruaja një formular për  operacionin në  tru.  Kam qenë në mes të jetës sime shumë e zënë, nuk kam pasur kohë për kirurgji të trurit, por më në fund  vendosa dhe nënshkruam. Për tre orët e ardhshme, kirurgët filluan të riparonin trurin tim, dhe mbaj mend që kam vetëm 24 vjec”,-rrëfen Emilia.

Ajo doli nga spitali një muaj pasi u pranua, dhe për një periudhë prej disa javësh ishte planifikuar të kthehej  xhirimet e  sezonit 2 të serialit.

“Në grup, unë nuk humba asnjë set dhe sekuencë, por kam luftuar,” tha Emilia, duke deklaruar se sezoni 2 ishte më e keqja e saj në tetë sezonet total të shfaqjes.

Aktorja britanike Emilia Clarke luan rolin e Daenerys Targaryen në serialin “Game of Thrones”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY