Zbulohet fotoja e personit të shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen...

Zbulohet fotoja e personit të shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit

169
0
Shares

Personi në foto është Klodian Bane (Buxhaku), 37 vjec, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e 26-vjecarit Kurti, pak ditë më parë në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë.

Klodian Bane është personi i katërt i shpallur në kërkim për vrasjen e 26 vjeçarit, i cili dyshohet se drejtonte makinën tip Mercedez, makinë që është fiksuar nga policia me anë të kamerave të sigurisë.

Ndërkohë Gjykata ka lënë në masë arresti me burg tre të rinjtë e arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë. Olsi Qalliaj, Alesio Berberi dhe Elsi Levendi, mohuan të kenë lidhje me vrasjen, ndërsa deri më tani kanë zgjedhur të heshtin ashtu si para grupit hetimor, edhe sot para togave të zeza.

Prokuroria i dyshon si bashkëpunëtor në vrasje  me paramendim kundrejt pagesës prej 30 mije euro.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Kurti u vra në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, poshtë banesës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY