I arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit, flet nëna e Olsi Qalliaj:...

I arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit, flet nëna e Olsi Qalliaj: Nuk besoj që djali im…

173
0
Shares

Familjarët e Olsi Qalliaj, njërit prej të arrestuarve të vrasjes së shtetasit  Jurgen Kurti pak ditë më parë në Tiranë tregojnë se 22-vjeçari është i pafajshëm.

Mamaja e tij thotë se çdo gjë e dalë në media është e pavërtetë .

“Olsi nuk kishte punë. Ai merret me shitje makinash, i punësuar diku tjetër e ndërkohë kohet e fundit ishte i papunë. Nuk ka makinë.Nuk ka biznese. Nuk ka asgjë. Po të kishte lekë do kishte përfunduar shtëpinë e lënë përgjysmë. Nuk e besoj që djali im ta ketë bërë këtë gjë. Ato që kanë dalë në media janë një skandal. Por e vërteta do dalë shumë shpejt në shesh“ ka thënë ndër të tjera mamaja e 22-vjeçarit Edlira Qalliaj. 

Familjarët tregojnë gjithashtu se kanë vetëm një dyqan të vogël me të cilin ushqehen pasi të gjithë pjestarët e familjes janë të papunë e ndërsa shton se në shtëpinë e tyre nuk është gjetur asnjë armë.

Ndërkohë një fqinj që njeh familjen Gëzim Qalliaj tregon se ishte një djalë shumë i mirë dhe nuk e besojnë që mund të jetë përfshirë në një ngjarje të tillë por dyshojnë se mund të jetë viktimë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY