“Do përshkallëzojmë protestën, bllokim 24 orë të rrugës”/ Paralajmërimi i banorëve të...

“Do përshkallëzojmë protestën, bllokim 24 orë të rrugës”/ Paralajmërimi i banorëve të “Astirit”

48
0
Shares

Protestuesit e zonës së Astirit në hyrje të Tiranës deklarojnë se janë të gatshëm të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën ku do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës për 24 orët.

Paralajmërimi ka ardhur këtë të mërkurë fill pas vizitës së protestuesve tek komisariati i policisë, ku u shoqëruan 6 persona për shkak të protestës së djeshme e cila zgjati për disa orë.

“Do mblidhemi dhe do vazhdojmë edhe ne të përshkallëzojmë protestën. Do shkojmë deri në bllokimin 24 orë të asaj rruge. Nuk kemi dashur, u kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës por nuk kemi zgjidhje tjetër. E kemi bllokuar vetëm një orë, për të mos penguar qytetarët’, tha Lutfi Kastrati, njëri prej protestuesve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY