Surprizon këngëtarja shqiptare: “Më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe”

Surprizon këngëtarja shqiptare: “Më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe”

94
0
Shares

Zaimina Vasjari është një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare.

Që në fillimet e saj, ajo është dalluar për linjat sensuale dhe provokuese.

Mirëpo sot e ftuar në emisionin ‘Rudina’, Zaimina ka thënë  se muzika i përket të shkuarës së saj dhe ka qenë vetëm pasion.

‘Më thonë njerëzit kur do kthehesh në muzikë? Kur do bësh një këngë të re? Them o Zot si kam harxhuar kohën e jetës time dhe jam marrë me muzikë. Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë, sepse është diçka që ka kaluar. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika dhe më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe dhe këngët që kam pasur, por e justifikoj me moshën. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë… Ky është realiteti dhe unë e kuptoj këtë gjë. Nuk kam çfarë t’i jap më muzikës unë. Në atë moshë kam qenë në rregull, doja të isha në ekran’, tha Vasjari.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY