Kërcënohet moderatorja e njohur e emisionit investigativ

Kërcënohet moderatorja e njohur e emisionit investigativ

77
0
Shares

Eshtë kërcënuar për shkak të detyrës autorja e emisionit investigativ ‘BOOM’ në Rtv Ora, Fiori Dardha.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme ajo është telefonuar nga një person që është prezantuar si ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari.

Ai i është drejtuar gazetares dhe moderatores me tone fyese dhe kërcënuese.

Kërcënimi lidhet me faktin se  Emisioni ‘BOOM’ për 2 ditë me radhë ka trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012 në fshatin Goraj, që sipas dëshmive të banorëve ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat të tërë.

Ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY