E zuri gjumi dhe nuk shkoi në emision, Gentian Zenelaj tregon se...

E zuri gjumi dhe nuk shkoi në emision, Gentian Zenelaj tregon se si doli nga situata

129
0
Shares

Aktori shumë i dashur për publikun Gentian Zenelaj ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin e mëngjësit në ‘Club FM’.

Zenelaj foli në lidhje dhe me jetën e tij private ku tregoi se puna e tij e parë ka qënë në radio.

Ai rrëfeu se emisioni i tij ishte nga ora 7- 9 të mëngjësit dhe për këtë arsye i duhej të ngrihej herët.

Megjithatë një ditë atë e kishtë zënë gjumi dhe për të rregulluar gabimin e tij së bashku me kolegun hoqën fishën e transmetimit në mënyrë që emisioni të mos dëgjohej në gjithë Shqipërinë.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra “siç po thosha” që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”,-tha Genti. Kjo deklaratë e tillë shkaktoi shumë të qeshura në studio.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY