Trageti përplaset me balenën, plagosen mbi 80 pasagjerë

Trageti përplaset me balenën, plagosen mbi 80 pasagjerë

141
0
Shares
Foto Ilustruese

Më shumë se 80 pasagjerë të një trageti japonez janë lënduar, disa seriozisht, pasi mjeti me të cilin ata lundrionin u përplas me një balenë.

Trageti ishte nisur nga porti i Niigata të shtunën, në drejtim të ishullit Sado, ndërsa gjatë lundrimit ka hasur një goditje të fortë e cila i ka shkaktuar një çarje prej 15 centimetrash, në pjesën anësore.

Insidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 të ditës së sotme, në Detin e Japonisë ku të kanë mbetur të lënduar mbi 80 persona, prej tyre 13 në gjendje të rëndë.

Një ekspert detar i ka thënë televizionit vendas NHK, se nisur nga shkalla e dëmtimit, dyshohet se trageti është përplasur me një balenë.

Në momentin e përplasjes trageti kishte 121 pasagjerë në bord, raporton BBC.

Balenat Minke dhe kurrizore thuhet se migrojnë përmes Detit të Japonisë në këtë kohë të vitit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY