Basha: Nuk është lëvizje për pushtet, Ramës nuk po i funksionon mekanizmi...

Basha: Nuk është lëvizje për pushtet, Ramës nuk po i funksionon mekanizmi i frikës

44
0
Shares

Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh optimist për të ardhmen e vendit, duke besuar te forca e njerëzve, sipas tij.

Unë besoj tek forca e njerëzve. Unë besoj se shteti është si një familje e madhe, ka për detyrë të kujdeset për njerëzit, për mirëqënien e tyre, të kujdeset ndaj çdo qytetari edhe ndaj më të pamundurit.

Çfarë bën një familje? Një familje me kërkesë të lartë llogarie, çfarë bën?

Kujdeset që brënda familjes, gjithkush të bëjë detyrat e veta dhe ne për këtë po luftojmë; të kemi një shtet ku gjithësecili të bëjë detyrat e veta dhe askush të mos ketë mundësinë të abuzojë me pasuritë publike dhe me fatin e njerëzve. Ky shtet sot ka vetëm një qëllim: vjedhjen, abuzimin dhe në funksion të kësaj ka frikën dhe propagandën.

Sa mund ta zgjasë kështu? Shqiptarët po bashkohen dhe po bashkohen me një qëllim: ti japin fund kësaj gjendjeje dhe të krijojnë, nëqoftëse krahasojmë shtetin me familjen, një shtet I cili të japë llogari para tyre, mos ti vjedhë, mos ti dhunojë, mos ti tallë port ë kujdeset për ta. Shpresa për këtë ndryshim është shumë më e fortë se sa frika që po mundohet në grahmat e fundit të ngjallë ky regjim.

Nuk po I funksionon më frika. Goditjen e parë e mori me studentët, të dytën e mori me këtë protest që ka nisur e nuk do të ndalet. Do të jetë gjithmonë e më e madhe, sepse protestën nuk e ushqen vetëm zëmërimi I ligjshëm, ka filluar ta ushqejë dhe shpresa që kjo nuk është një lëvizje për pushtet e disa partive politike, por është një lëvizje për ndryshim, një ndryshim të vërtetë për vendin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY