VIDEO/ Banorët e Unazës Re nuk ndalen: “Nesër, të gjithë para Parlamentit…”

VIDEO/ Banorët e Unazës Re nuk ndalen: “Nesër, të gjithë para Parlamentit…”

37
0
Shares

Me thirrjet “Rama ik”, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot pasdite në ditën e 121-të të protestës së tyre për mbrojtjen e shtëpive.

Ata kanë shprehur vendosmërinë për vijimin e protestës deri në garantimin e banesave të tyre.

Një nga banorët tha se Rama nuk do të ketë asnjë shans për të hyrë në Unazën e Re.

Duke qënë se nesër është protesta e opozitës para Parlamentit, ata ftuan banorët e kësaj zone dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë masivisht.

Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm si zakonisht në protestat e banorëve të Unazës, denoncoi përpjekjet e qeverisë për rekrutimin e oficerëve të ushtrisë në rradhët e policisë, vetëm për të ndaluar protestat e opozitës.

Balliu i ka bërë thirrje policisë që të mos bëhet pjesë e aksionit partiak të Ramës.Provokimet, tha ai, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët.Çdo qytetar të jetë nesër para Parlamentit, që ti tregohet fuqia e vërtetë e njerëzve.

Rama duhet ti hapë rrugën zgjidhjes politike, theksoi Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY