Protesta, reagon Braçe: Dhunuesit do përgjigjen para ligjit

Protesta, reagon Braçe: Dhunuesit do përgjigjen para ligjit

41
0
Shares

Pasi ka përfunduar protesta e opozitës, e cila zgjati plot tre orë, zv-kryeministri Erion Braçe dënoi sulmin e protestuesve ndaj deputetëve.

Sipas zv-kryemisnitrit sulmi ndaj një deputeti nuk dhunon vetëm atë por të gjithë institucionin e Kuvendit.

“Integriteti i një deputeti është integriteti, veçanërisht zonjave është cënim i integritetit i nje inistitucioni. Kush mendon se po cënon një deputet duhet të mendojë se po cënon Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm ligji mund të përgjigjet për ta”, deklaroi Braçe.

I pyetur nga gazetarët për të komentuar mendimin e protestuesve se zgjatja e seancës plenare ishte karshëllëk i socialistëve, Braçe tha: “Të miratosh ato që u miratuan aty nuk është karshillëk por ti shkosh deri në fund Reformës së Drejtësisë.

Bëj thirrje të ndalet dhuna. Ky vend e ka provuar dhunë në mënyrë konstante, ky vend ka nevojë për qetësi, për punë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY