Hakerat sulmojnë të famshmit, videoja intime Scherzinger–Hamilton publikohet në internet

Hakerat sulmojnë të famshmit, videoja intime Scherzinger–Hamilton publikohet në internet

110
0
Shares

Të tjerë personazhe të njohur janë bërë viktima të hakimeve online. Këtë radhë shenjestra ka qenë kampioni i garave me makina, Luis Hamilton dhe këngëtarja Nicole Scherzinger.

Një video intime mes tyre u hakua dhe u shpërnda gjerësisht në internet. Mësohet se hakerat kishin arritur t’i merrnin videot dhe fotot intime ish- anëtares së “The Pussycat Dolls”.

Sipas “The Sun”, videoja prej 2 minutash e gjysmë, mori rreth 300 mijë klikime në pak orë. Për sa i përket datës së saktë se kur është bërë video kjo gjë nuk dihet. Mësohet gjithashtu se videoja është fshirë menjëherë nga faqet online, pas ndërhyrjes së specialistëve IT për të mos lejuar as kopjimin e tyre.

Kujtojmë se Piloti i F1 dhe Nicole kanë qenë të lidhur bashkë për rreth 8 vite dhe u ndanë në vitin 2015.

Ky nuk është i vetmi skandal i përhapjes se të dhënave personale.  Skandali më i bujshëm ndodhi në vitin 2014, kur një sërë yjesh, përfshirë Jennifer Lawrence dhe Kate Upton iu publikuan online imazhe intime.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY