Kapet 1 ton droge ne Kapshtice

Kapet 1 ton droge ne Kapshtice

256
0
Shares

Sekuestrohet rreth 1 ton droge e llojit kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar brenda dy kamioneve me destinacion Greqinë. Lënda narkotike është gjetur mbrëmjen e sotme gjatë kontrolleve të imtësishme në doganë. Në kamione ndodhej një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasë me kanabis. Ende nuk dihet sasia e lëndës narkotike të sekuestruar, ndërkohë që vijon peshimi i saj. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit i cili po merret në pyetje.

Dy shoferë janë vënë në pranga deri më tani. Ata janë Zija Hidri dhe Ardian Sako. Dy kamionët udhëtonin nga kryeqyteti në drejtim të Greqisë, ndërkohë që destinacion final kishin Turqinë. Procesi i skanimit për kamionin me targa AA 874 UZ zbuloi edhe sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike, e cila ishte ambalazhuar në thasë, ndërkohë që specialistët e antidrogës, por edhe forca të shumta policie janë duke kryer veprimet në territorin doganor.

Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamionë lëndë narkotike. Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve. Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY