Seanca e jashtëzakonshme në FHF, çfarë u vendos nga pedagogët

Seanca e jashtëzakonshme në FHF, çfarë u vendos nga pedagogët

157
0
Shares

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka njoftuar se dhe kjo javë do të jetë për protestë.

Në një deklaratë për mediat, Sabri Laçi ka deklaruar se protesta do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave dhe ndryshimeve që pedagogët dhe studentët kanë kërkuar.

U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste, nga stafi akademik, në vijimësi protesta të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari, tha ai.

Dekani u shpreh se presin zgjidhje nga qeveria, ndërsa shtoi se ka dhe studentë që po bojkotojnë duke qëndruar dhe në shtëpi.

Deklarata e tij vjen pas mbledhjes urgjente së Asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti ditën e sotme, ku unanimisht pedagogët kanë vendosur për vijim të protestës deri në rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

Dekani u shpreh se nuk u kërkon studentëve të fillojnë mësimin, pasi është në të drejtën e tyre për të bojkotuar dhe protestuar.

Do vijojë kërkesa për heqjen e VKM-eve problematike’, tha dekani. Ai shtoi se janë ngritur grupe pune për vijimin e protestës dhe krijimin e sindikatës për mbrojtjen e pedagogëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY