Në verifikim për abuzim me tendera, reagon ish-ministri: S’kam imunitet, as mbrojtje...

Në verifikim për abuzim me tendera, reagon ish-ministri: S’kam imunitet, as mbrojtje politike

99
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit se ai dhe Petrit Vasili janë nën verifikim nga ana e Prokurorisë, për shkak të disa tenderave që janë dhënë në Ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës që Manjani e drejtonte atë.

Lajmi u dha nga prokuroria, e cila njoftoi fillimisht për arrestimin e disa ish-zyrtarëve pranë këtij institucioni.

Manjani thotë se nuk nëse duan të verifikojnë, do bëjnë shumë mirë, por ta bëjnë kur të kenë mbaruar punë me trafikun e drogës, kanabizimin e vendit, koncensionet e PPP, tenderat e infrastrukturës dhe abuzimet miliona  eurove.

REAGIMI I PLOTË

Mirmëngjes!

Sapo u zgjova u njoha me lajme “bombastike” mbi disa arrestime zyrtarësh.

Mendova për një çast se kush e di çka ndodhur me çështjen e unazës së re apo ndonjë koncension apo blerje votash….

Por jo! Ishin arrestuar disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Ende nuk kuptoj nëse janë arrestuar, pra me vendim gjykate, apo shoqëruar e ndaluar nga policia.

Nuk më erdhi mirë sigurisht! Janë punonjës të asaj Ministrie dhe për aq kohë sa kam punuar me ta, ndjej keqardhje.

Në disa lajme elektronike lexova se qenkam dhe unë bashkë me Petrit Vasilin në verifikim!!!

Une nuk di asgjë për këtë fakt, por nëse duan të verifikojnë apo hetojnë shumë mirë do bëjnë.

Nëse ky pushtet ka mbaruar punë me trafikun e drogës, kanabizimin e vendit, koncensionet e PPP, tenderat e infrastrukturës dhe abuzimet miliona e eurove, le ti verifikojnë edhe shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Drejtësisë. Biles edhe të kohës së sotme, se i njëjti personel është…

Unë nuk jam person me imunitet dhe as mbrohem nga parti apo njeri tjetër. Mendoj dhe shprehem lirisht për atë që mendoj, pavarësisht çmendojnë të tjerët.

Për të gjithë të interesuarit, miq e gazetarë nuk kam asnjë koment më shumë për këtë çështje.

Nuk kam ndërmend të bëj e as ti nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike. Aq më tepër për gjera të stisura…

Portaleve e mediave pro qeverisë, aq më pak lodhem ti sqaroj e tu jap ushqim që ata të vijojnë të vjellin kundër meje.

Vijoj të mendoj e shprehem lirisht mbi ato që mendoj, pa i marrë leje askujt!

Si gjithmonë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY