Fluks për kartat e identitetit, aplikimet vazhdojnë dhe të shtunën në këto...

Fluks për kartat e identitetit, aplikimet vazhdojnë dhe të shtunën në këto qytete

46
0
Shares

Për shkak të fluksit të shtuar dhe kërkesave të shumta nga qytetarët për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta, autoritetet do të vijojnë të punojnë edhe ditën e shtunë në qytetet kryesore të vendit.

Ky shërbim do të ofrohet në nëntë qytete të vendit si strategji  për të pajisur sa më shumë qytetarë me dokumente identifikimi.

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe të shtunën në qytetet kryesore të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, të shtunën, datë 2 Shkurt.

Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY