Shtyhet afati i letërnjoftimeve që skadojnë në 2019

Shtyhet afati i letërnjoftimeve që skadojnë në 2019

98
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lajmëroi sot shtyrjen e afatit të skadimit të letërnjoftimeve të vitit 2019 deri më 31 dhjetor të këtij viti, duke krijuar hapësirë në kohë për aplikimet e reja.

Ministri Lleshaj ishte sot në zyrat e reja në Rrugën “Bardhyl”, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj siguroi qytetarët se me kapacitetet e shtuara nuk do të kenë asnjë pengesë në marrjen në kohë të shërbimit të kërkuar.

“Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhimit për kartat e identitetit edhe në prag të zgjedhjeve, por edhe për të përballuar fluksin e madh i cili lidhet me skadimin e një numri shumë të madh kartash, të cilat janë prodhuar pothuajse në të njëjtën kohë në vitin 2009. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë ndërmarrë masa për të zgjeruar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit”, nënvizoi Lleshaj.

Ministri tha se modeli i suksesshëm që po aplikohet në Tiranë do të shtrihet edhe në qytetet e tjera të vendit, ku do të hapen zyrat e reja të aplikimit.

“Kemi ardhur këtu edhe për të dhënë një mesazh, për të dhënë edhe një model se si duhet të shndërrohen zyrat e aplikimit në gjithë vendin, të cilat duhet të marrin këtë trajtë ose edhe më mirë. Po e fillojmë nga Tirana me shpresën se Tirana do të përbëjë modelin e duhur për t’u ndjekur nga qytetarët. Përveçse shtimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të kushteve, qeveria shqiptare do të ndërmarrë masa edhe për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit që skadojnë në vitin 2019. Pra, dua të krijojmë një mundësi që asnjë qytetar shqiptar të mos ngelet qoftë edhe për një arsye të vetme pa realizuar të drejtën e votimit për shkak të kartës”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm shoqërohej në këtë vizitë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY