Grabitja e bankës në Tepelenë, policia identifikon autorin

Grabitja e bankës në Tepelenë, policia identifikon autorin

91
0
Shares

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka identifikuar autorin e grabitjes së bankës në Tepelenë.

Policia deklaron se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e autorit.

Ndërkaq mësohet se policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Mësohet se në momentin e grabitjes, autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj mori paratë në arkë. Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.

Policia e Tepelenës kanë ngritur postblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë–Kakavijë dhe Tepelenë–Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.

Policia e Shtetit

Në vijim të informacionit për vjedhjen me armë në një filial të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës, ju informojmë se:

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.

Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet

Policia është vënë në ndjekje të autorit, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY