Balili kërkon gjykim të shkurtuar

Balili kërkon gjykim të shkurtuar

53
0
Shares

Ka përfunduar seanca për Klement Balilin tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Avokati i Balilit, Theodori Sollaku ka dorëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Balilin, e quajtur si “Eskobari i Ballkanit”.

Pak më parë u ndërpre seanca për Balilin me pretendimin që ky i fundit ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Balili nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, teksa Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg pa afat deri në fund të procesit.

Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY