Vetingu për Donika Prelën, Gjata: Ka në dorë dosjen 339, Rama do...

Vetingu për Donika Prelën, Gjata: Ka në dorë dosjen 339, Rama do ndërhyjë ta mbajë

324
0
Shares

Sekretari për çështjet ligjore nga PD, Çlirim Gjata në një dalje për mediat, është ndalur në rastet ku sipas tij, drejtësia ka probleme dhe ku po shkelen ligjet.

Si fillim ai ndalet tek Donika Prela, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku pas seancës së saj në Veting, ku iu hapën probleme me të ardhurat e bashkëshortit të saj. Gjata thotë se ajo duhet të mos rrinte më asnjë minutë në drejtim të Krimeve të Rënda, kur përfaqësuesi i ONM i kërkoi llogari duke i nxjerrë shumë mangësi në pasuri.

‘Është kapur me të dyja duart familjarisht në shkelje të ligjit dhe nuk jep shpjegim’, tha Gjata.

Ndërkohë, ai përmendi dhe dosjen 339 të përgjimeve ku është përfshirë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit në blerjen e votave. Dosja është në duart e Donika Prelës dhe ndaj Gjata argumenton se Prela po e mban mbyllur për të mbrojtur pushtetin dhe ndaj vetingun do ta kalojë pa problem.

‘Persona si zonja Prela kanë guximin të shkelin ligjin se kanë mbështetje. Ndaj kryeministri i mban njerëz të tillë akoma’‘ thotë më tej Gjata.

LIVE – Sekretari për Çeshtjet Ligjore, Çlirim Gjata, intervistë për median

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 24 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY