3 grabitje gjatë natës në Korçë, hajdutët aksion në biznese

Shares
Foto Ilustruese

Tre biznese janë grabitur gjatë natës në Korçë.

Sipas policisë, njëri prej bizneseve të grabitura është një fabrikë për prodhimin e letrave, e cila ndodhet në dalje të qytetit.

Autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme lekësh nga kasaforta. Kasaforta ndodhej në një prej zyrave në katin e dytë të fabrikës, e cila ruhej me roje.

Biznesi i dytë i grabitur me hidrosanitare ndodhej në aksin rrugor Korçë-Dishnicë. Gjatë natës në fshatin Bulgarec është grabitur banesa dhe biznesi, furrë buke ku autorët kanë marrë një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...