Ironia e Vasilit: ‘Kryeministri ia dha… Cakës, kjo është dashuri’

Ironia e Vasilit: ‘Kryeministri ia dha… Cakës, kjo është dashuri’

44
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas delegimit të detyrës që Kryeministri Rama bëri, duke i dhënë drejtimin zv.ministrit Gent Cakajt.

Vasili me ironi shkruan se kjo është dashuria e vërtetë.

Vendimi i kryeministrirt Edi Rama për t’ia deleguar funksionet e Ministrit të Jashtëm, zv.ministrit Gent Cakajt, ngjalli reagime të shumta nga politika, përfshirë dhe deputetët e LSI-së.

Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, teksa ironizon vendimin e Ramës, shkruan në Facebook:

”Kryeministri ja dha….Cakës.Hallall.Kjo eshte dashuri e vertete !!!Kjo eshte dashuri e vertete’, shkruan Vasili.

Rama u dekretua ditën e djeshme si ministër i Jashtëm, ndërsa sot njoftoi se këtë detyrë do tia delegonte Gent Cakajt, emrit të shumëdiskutuar i cili solli dhe përplasje mes Metës dhe Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY