Studentët e Ekonomikut e gdhijnë në fakultet të ngujuar, bëjnë një deklaratë...

Studentët e Ekonomikut e gdhijnë në fakultet të ngujuar, bëjnë një deklaratë të ashpër

152
0
Shares

Studentët e Fakultetit Ekonomik e gdhinë sot Brenda ambienteve të shkollës duke sfiduar temperaturat nën zero të natës.
Të paktën 50 studentë kanë qenë në ambientet e brendshme të auditorëve ndërsa sot në mëngjes kanë bërë një deklaratë për mediat.

“Një herë të vetme mos përbaltni dëshirat tona për këtë vend. Nëse mendoni se jemi partiakë, në djall shkofshi dhe ju me to. Gjithmonë kemi besuar se arsimi është thelbi i lirisë së mendimit. Tani janari duhet të na gjente më me dinjitet, e prapë nuk jemi të përfaqësuar. Sot jemi në shkollë, në ambjente të ftohta në dimër e të ngrohta në verë. As kushtet minimale nuk kemi. Qëllimi ynë nuk ishte ndërrimi i partive, por plotësimi i të drejtave legjitime. Ne u themi këtë: në shkollë jemi 100 vetë, por mbi kokë kemi si aureolë shumicën që duan të studiojnë. Të gjithë duam mësim,” thuhej në deklaratën që lexoi një prej studenteve.

Lidhur me vendimin se çfarë do të bëjnë më vonë, studentët thanë që do bëjnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se me mënyrën si do të vijohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY