Tiranë, dy persona shpëtohen nga moti i acartë

Tiranë, dy persona shpëtohen nga moti i acartë

76
0
Shares

Dy personave i është dhënë ndihmë nga bashkia e Tiranës, ndërsa atyre i rrezikohej jeta nga temperaturat e ulëta.

Dje afro mesnatës, në afërsi të kryqëzimit të “21 – Dhjetorit”, është gjetur shtetasi me inicialet Th.B, 45 vjeç nga Berati, i cili qëndronte jashtë në afërsi të një stacioni autobusi. Menjëherë atij i është ofruar ndihma e parë dhe është strehuar në ambientet e Qendrës Sociale në Shkozë ku dhe po merr shërbimet e nevojshme.

Ndërkohë që gjatë orëve të para të ditës së sotme është gjetur në Bulevardin Zogu I një tjetër person endacak me inicialet B.D, 63 vjeç nga Shkodra që kishte kaluar natën jashtë. Menjëherë është lajmëruar shërbimi mjekësor dhe pasi i është dhënë ndihma e duhur ai është strehuar në ambientet e qendrës sociale që gjendet përgjatë Bulevardit Zogu I.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY