Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë

Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë

99
0
Shares

Një eksploziv i është vendosur shtyllës së linjës së tensionit të lartë 400kV në Fushë Krujë.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga Operatori i Sistemit të Transmetimit thuhet se nga vendosja e eksplozivit është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së tënsionit të lartë.

Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të  shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.” – thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY