Ambulanca pa zinxhirë mbetet në mes të rrugës

Ambulanca pa zinxhirë mbetet në mes të rrugës

81
0
Shares

Moti i keq ka mbërthyer gjithë vendin. Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Me situatën e rrugëve duhet të përballen edhe ambulancat, siç është edhe rasti i Korçës.

Pavarësisht rasteve urgjente që mund të kenë me pacientët, mjeti bllokohet në rrugë. Përfshirja nga moti i keq ishte paralajmëruar nga shërbimi meteorologjik. Por kjo nuk e ka shqetësuar shërbimin spitalor. Marrja e masave për vendosjen e zinxhirëve duket se nuk e ka shqetësuar këtë sektor. Policia vendos masa administrative për çdo drejtues të cilët nuk pajisen me zinxhirë. Por duket se ka “harruar” të shohë përtej qytetarëve të thjeshtë.

Video është regjistruar në qendër të qytetit të Korçës. Në pamje shihet qartë pamundësia e lëvizjes së ambulancës. Pacientët mesa shihet  duhet te presin deri sa te shkrijë bora për te marrë shërbimin mjekësor. Një rast aspak i zakontë apo normal./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY