VIDEO/ Befason Kledi Kadiu, uron në shqip për Vitin e Ri në...

VIDEO/ Befason Kledi Kadiu, uron në shqip për Vitin e Ri në emisionin e ‘Rai Uno’

411
0
Shares

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në shtetin fqinj, Itali. Kledi nuk e ka pasur asnjëherë problem të tregojë me krenari origjinën e tij. Ditën e sotme, ai ka qenë i ftuar në emisionin më të ndjekur të pasdites, ‘La vita in diretta’, që është prezantuar nga moderatorët më të mirë italianë. Balerini shqiptar ka folur për karrierën e tij në balet dhe televizion si dhe për jetën private.

Në fund të emisionit urimi i Kledit për Vitin e Ri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavarësisht se ishte i ftuar në stacionin kryesor shtetëror në Itali, ‘Rai 1’, balerini vendosi të uronte në shqip të gjithë shqiptarët.

“Ju dërgoj urimet më të mira nga zemra. Gëzuar Vitin e Ri, ju puth shumë dhe vit të mbarë të gjithëve”, – ka thënë ai.

Kohët e fundit Kledi Kadiu ka qenë vazhdimisht i pranishëm në Shqipëri, duke qenë se ishte pjesë jurisë së spektaklit të kërcimit ‘Dance With Me’./revistawho

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY