Ish-ministri ironizon Ramën: “Studentët s’të pyetën kur lahesh”

Ish-ministri ironizon Ramën: “Studentët s’të pyetën kur lahesh”

115
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar shefin e qeverisë, Edi Ramën për videon e shpërndarë teksa bën dush në shtëpinë e tij në Surrel.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manjani shprehet se studentët e kanë pyetur Ramën se me çfarë parash e bleu shtëpinë dhe jo kur lahet apo zgjohet në të.

“Pyetja e studentit ishte: me ç’para e bëre shtëpinë, jo kur lahesh apo zgjohesh në të?!”, shkruan ai.

Videoja e shpërndarë nga shefi i qeverisë është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, pasi deri në këto çaste, ambienti i brendshëm tek shtëpia e Ramës ka qenë “mister” për publikun

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY