Një tjetër i dënuar ndërron jetë në qeli

Një tjetër i dënuar ndërron jetë në qeli

134
0
Shares

Një tjetër i dënuar ka ndërruar jetë në burgjet shqiptare.

Mësohet se ai është B. K., nga berati, i cili ka ndërruar jetë në spital, në Tiranë.

Burimet zyrtare konfirmojnë se ka ndërruar jetë i dënuari B. K., vjeç 51, banues në fshatin Zhiton Berat, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Beratit.

Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një i dënuar ndërron jetë.

Në burgun e Peqinit, pak ditë më parë ndërroi jetë Ilmi Hoxha, 54 vjeç, i cili ishte dënuar për përdhunimin e vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 10. 12. 2018, në Tiranë në spital ka ndërruar jetë i dënuari B. K., vjeç 51, banues në fshatin Zhiton Berat, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Beratit. U bë këqyrja e kufomës. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY