Studentët në Elbasan dhe Gjirokastër nuk lejohen të protestojnë, FRESH dhe policia në aksion për t’i penguar

Shares

Përveç studentëve në Tiranë, janë dhe studentët në rrethe të cilët kanë dalë në protesta ditën e sotme.

FaxWeb shkruan se studentët në Elbasan nuk janë lejuar të zhvillojnë protestën në ambjentet e universitetit. Studentët shprehen se ndalimi i tyre është me urdhër nga lart.

Sipas tyre, roja u ka thënë që të mos protestojnë në universitet, pasi kështu ka marrë urdhër nga lart, që nënkupton se urdhëri është marrë nga Ministria e Arsimit.

Ndërkohë studentët kanë vijuar të protestojnë në ambjentet rrethuese të Universitetit.

Nga ana tjetër, studentët në Gjirokastër, të cilët janë në ditën e dytë të protestës, shprehen se kanë hasur vështirësi në organizimin.

Së pari ishte policia ajo që i kishte paralajmëruar se protesta është e paligjshme për shkak se nuk ishte marrë leje dhe mund të përfundonin në komisariat.

Madje ditën e sotme, studentët kanë pasur dhe ndërhyrjen e FRESH në Gjirokastër të cilët me anë të mesazheve të ndryshme janë përpjekur të pengojnë pjesëmarrjen e studentëve në këtë protestë për kërkesat e tyre legjitime.

Ndërkohë, studentët kanë sqaruar dhe shoqërimin në komisariat, për të cilën thonë se policia i ka njoftuar se nëse bllokojnë rrugën do të dërgohen në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...