VIDEO/ IMT ka vijuar pasdite shembjen e objekteve në “Astir”

VIDEO/ IMT ka vijuar pasdite shembjen e objekteve në “Astir”

56
0
Shares

Metet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë kanë vijuar punën edhe pasditen e sotme për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Përgjatë lotit 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në afërsi të Astirit janë prishur të tjera objekte që ishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin duke zaptuar hapësirat. Gjithashtu, mjetet IMT-së  kanë vijuar edhe me evadimin e mbetjeve inerte duke pastruar menjëherë hapësirat.

Për të gjithë ata që kanë ndërtura pa leje aty ku do të kalojë gjurma e Unazës së Madhe,  Bashkia ka ofruar banesa sociale komode, të mobiluara dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme shtëpiake pa afat. Ndërkohë, për të gjitha familjet e tjera që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe bonusin e qirasë për 3 vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY