Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare, mesazhet e kolegëve: Luftove fort, nuk ia...

Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare, mesazhet e kolegëve: Luftove fort, nuk ia dole

571
0
Shares

Ndahet nga jeta pas nje semundjeje te rende gazetarja Sonila Mesareja. Gazetarja e njohur e kronikes, ne disa redaksi te shtypit te shkruar ne vend ka humbur betejen me semundjen e rende nga e cila vuante.

Kolege e miq te saj kane vershuar ne mesazhe ngushellimi plot dhimbje per humbjen e madhe.

Nderkohe qe edhe Unioni i Gazetareve Shqiptare ka reaguar me nje mesazh per kete lajm kaq te dhimbshem.

 

Mesazhi i Unionit

Pas nje semundjeje te rende, sot ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja. Kolegia Mesareja per vite punoi si reportere e Kronikes ne disa redaksi te shtypit te shkruar dhe ne shume projekte qe synuan nje gazetari cilesore. 
Sonila ishte kolege e dashur, model i kembenguleses dhe nje profesioniste qe modestine e kishte vyrtyt ndersa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo sherbeu ne redaksite e shtypit te shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin per te ruajtur vlerat dhe cilesite e larta njerezore, duke fituar respekt e miqesi te te gjithe stafeve e kolegeve me te cilet punoi.
Ndarja nga jeta e Soniles le hapur dhimbjen e ikjes se parakohshme dhe kujtimin e vyer te nje kolegeje qe nuk do te harrohet kurre. Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese te Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe nje kolege qe nuk nguroi asnjehere se qeni pjese e nismave dhe reagimeve rregulluese ne jeten tone profesionale.
U prehsh ne paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh per gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushellime familjes!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY