Zbulohet dokumenti, Lindita Nikolla me mesatare 6

Zbulohet dokumenti, Lindita Nikolla me mesatare 6

568
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si ngelës, studentët që kërkojnë heqjen e tarifave për lëndët e mbartura.

Teksa protesta e studentëve vazhdon, ministrja Lindita Nikolla, 32 vite më parë, duket se nuk ka qenë një studente ekselente.

Shijak Tv ka zbuluar një dokument sipas të cilës, Lindita Llesh Gjergji ka pasur një mesatare 5.9 në degët e specialitetit tek Shkencat e Natyrës, ndërsa mesatarja e përgjithshme e saj ishte 6.8 dhe në degët shoqërore 7.2.

Në dokument thuhet se studentja Gjergji ka rezultate të larta në stërvitjet ushtarake. Dekani në atë kohë ishte ish-Presidenti socialist, Rexhep Meidani.

Në dhjetor të vitit 1986, Gjergji ndërpreu studimet duke shpresuar të kalonte në një tjetër degë më komode për të.

new doc 2018-02-20 12.36.30

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY