Çfarë deklaroi Redi Popesku për Ervin Matën dhe Elvana Gjatën

Çfarë deklaroi Redi Popesku për Ervin Matën dhe Elvana Gjatën

160
0
Shares

Në dosjen e Prokurorisë per hetimet per vrasjen ne Bllok, theksohet se i është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie.

Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën. Duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i tij kanë dalë Joli (Mevjol Bilo), me djemtë e tjerë për t’u sqaruar.

Sipas Popeskut, ai nuk i ka fiksuar karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të. Po ashtu kishte dëgjuar nga Ervini se personi, i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i tij.

Më 22 tetor, Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu Redi Popeskun, pronarin e lokalit “Monopol” në ish-Bllok, ku ndodhi përplasja me armë me një të vdekur dhe disa të plagosur, shkruan “Panorama”.

Popesku u arrestua nga Policia më 20 tetor, duke u vënë nën akuzë për “veprime që pengojnë hetimet”, pasi sipas Prokurorisë, ai ka fshehur armët e zjarrit në vendngjarje, pasi ndodhi përplasja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY