FOTO/ NATO uron Shqipërinë për ditën e Pavarësisë

FOTO/ NATO uron Shqipërinë për ditën e Pavarësisë

64
0
Shares

Festa e ditës së Pavarësisë karakterizohet nga urime të shumta që vijnë nga shtete të shumta, por sot një urim të veçantë Shqipëria e ka marrë nga NATO, organizata ushtarake ku bëjmë pjesë që nga viti 2009.

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior  (NATO) ka shfrytëzuar edhe faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale për të bërë urimin e saj. Ajo ka publikuar në llogarinë në Instagram, një  fotografi të një ushtaraku shqiptar të veshur me një bluzë dhe një kapelë, të dyja kuqezi me shqiponjën dy krenare.

Përbri kësaj fotografie NATO ka shkruar: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Aleatin tonë, Shqipërinë!”. Por tërheq vëmendje vendi ka vjen ky urim, pasi si vendndodhje është etiketuar Spin Buldak, Kandahar, Afghanistan, ku janë me mision edhe ushtarët shqiptarë në ombrellën e NATO-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY