VIDEO/ Gjiko dhe Elita publikojnë dokumentarin e dasmës

VIDEO/ Gjiko dhe Elita publikojnë dokumentarin e dasmës

124
0
Shares

Një dokumentar për çiftin dhe për historitë e tyre që nga fillimi nuk është i panjohur mes personazheve të famshëm.

Gjiko dhe Elita gjatë këtij viti e kanë gjetur veten mes dhjetëra titujsh rozë. Në çdo foto, në çdo dalje publike, para dhe pas dasme, Elita është ndjekur nga sytë kureshtarë për të zbuluar lajmin që e kishte mbajtur qëllimisht të fshehtë derisa reperi i njohur publikoi “Distanca”.

Por nuk mbaroi me aq. Siç kishin premtuar, ata, para disa orësh kanë publikuar edhe dokumentarin e dasmës së tyre.

Me disa foto unike, momente nga fëmijëria, deklarata nga prindërit e të dyve e me çdo detaj që i solli deri te dasma, Elita dhe Gjiko duken se e kanë përmbushur dhuratën e plotë për miqtë dhe fansat e tyre. Çfarë mungon tani, është vetëm i vogli që pritet të vijë në jetë së shpejti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY