LAJMI I FUNDIT/ Vrasja në Bllok, dorëzohet i shpalluri në kërkim

LAJMI I FUNDIT/ Vrasja në Bllok, dorëzohet i shpalluri në kërkim

310
0
Shares

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës Ajaks Boshnjaku, një nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen në ish Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën në 4 tetor.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Ajaks Boshnjaku është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në komisariatin Tiranës.

Ajaks Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore e Ervin Matës, partnerit të këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY