FOTO/ Policja vuan nga plagët, Rama i bën dhuratën absurde

FOTO/ Policja vuan nga plagët, Rama i bën dhuratën absurde

309
0
Shares

Ditën e sotme, një 24-vjeçare, efektive policie humbi gishtat teksa një kapsolle e hedhur nga protestuesit e Unazës së Re i ra në dorë, duke e plagosur.

Kryeministri Edi Rama e ka vizituar në spital, ku i ka thënë se do ta dërgojë në Stamboll, por dhe i ka dërguar një dhuratë Ina Nukës.

Ai ka postuar në Instagram foton ku shihet pranë Inës, ndërkohë ajo që bie në sy është dhurata e kryeministrit.

Është pikërisht një iPhone XS. Diçka materiale, në një moment të tillë për Inën.

Ai shkruan bashkëngjitur postit:

Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër✈ Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për tY

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY