Të dënuarit në burgun e Burrelit kërcënojnë me grevë urie: Të përmirësohet...

Të dënuarit në burgun e Burrelit kërcënojnë me grevë urie: Të përmirësohet shërbimi

157
0
Shares
Foto Ilustruese

Të dënuarit në Burgun e Burrelit kanë kërkuar përmirësim të kushteve teksa vuajnë dënimin.

Ata kanë kërcënuar se në rast se nuk përmirësohet shërbimi në ambientet e burgut, do të hyjnë në greve urie.

Por kërkesa e tyre për të hyrë në grevë urie ka hasur në kundërshti të fortë të drejtorit të këtij institucioni, i cili mësohet se nuk do t’i lejojë  të ndërmarrin këtë veprim dhe situatë të përshkallëzohet.

Drejtori i burgut të Burrelit ka deklaruar se po merren masa të nevojshme për përmirësimin e kushteve brenda ambienteve të burgjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY