Jashtë Këngës Magjike këtë vit, por këngëtari nuk dorëzohet, zbulon planin e...

Jashtë Këngës Magjike këtë vit, por këngëtari nuk dorëzohet, zbulon planin e tij të radhës

109
0
Shares

Deri më tani jemi njohur me pjesën më të madhe të konkurrentëve në festivalin ‘Kënga Magjike’ edicioni i 20, por me siguri për ata që e ndjekin rregullisht, mungesa e Endri Priftit dhe Stefi Prifti, dy vëllezërve korçarë, sigurisht që vihet re.

Këngëtari korçar, i cili është i përvitshëm në këtë event muzikor, këtë radhë është vonuar me procedurën e regjistrimit dhe ka mbetur jashtë saj. Këtë e bën të ditur vetë Endri Prifti, i cili shkruan në Instragram se Arditi nuk e ka pranuar për shkak të vonesës, por lutet që të bëjnë një përjashtim për të.

Shkrimi i plotë në Instagram:

Signiori e signiorita , ladies and gentle man , zonja zonjusha dhe zoterinj . Kam dy lajme per ju sot . Nje te gezuar dhe nje pak te hidhur . Fillojme nga te mirat . Sot nisemi per ne USA per 3 koncertet tona te rradhes , ne vendin e bekuar nga zoti . Dt 23 shihemi ne Connecticut , dt 24 ne Philadelphia dhe dt 25 Chicago . Mir ju gjetshim bashke atdhetareve tane te dashur . I love you Amerika . Lajmi i hidhur eshte , per te gjithe juve qe ju kisha thene ne inbox se do te isha pjese e kenges magjike , kete rradhe miku im i dashur @arditgjebrea me tha qe jam me vonese . Po ja bej edhe tag se une besoj se akoma mund te kete nje dritare te hapur per mua .

Mbase ka te drejte se une e lajmerova diten e hene , dmth 3 jave para fest . Por duke ditur qe per 8 vite me radhe kemi qene pjese e ketij spektakli , duke ditur dhe fjalen e dhene nga vete Arditi qe ini te mirepritur , sa here juve te doni dhe kur te ini gati me thoni , une kshu veprova edhe kete vit . Ju e dini qe une nuk shkoj asnjehere per cmimin por qe te jem gjithmone prane jush qe adhuroni muziken tone . Ju premtoj se akoma se kam humbur besimin , pasi fola shume gjate me Arditin dhe kam besim tek ai qe do gjeje nje dritare, pasi ai eshte shume i afte dhe zgjidh cdo problem qe i del gjate rruges . Nqs kjo dritare do mbyllet , une nuk do ju zhgenjej dhe do ju prezantoj kengen time ne nje tv tjeter paralel me naten finale te fest dhe ju jepni vendimin tuaj . I love you all  . Shihemi shume shpejt . Grazzie mille tutti”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY