Modelja e njohur ka frikë njerëzit e shëmtuar: Do të doja të...

Modelja e njohur ka frikë njerëzit e shëmtuar: Do të doja të thoja jo, por i kam fobi…

209
0
Shares

Aurela Hoxha prej kohësh nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe këtë vetë modelja dha arsyet duke treguar se ishte jashtë shtetit për 9 muaj.

Në një intervistë në ‘Flakë  Fare’ në  Top Channel, ajo ka folur për veten e saj duke iu përgjigjur pyetjeve ngacmuese të moderatorit Kelvi Kadillit.

Një nga pyetjet ishte në lidhje me bukurinë dhe Aurela u shpreh se kishte fobi nga njerëzit e shëmtuar.

Kelvi e pyet nëse ajo i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme.  Dhe përgjigja e Aurelës ka qënë:

”Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja”. 

Aurela është komentuar shumë nga audienca pasi shumë prej tyre e akuzojnë se ajo ka bërë ndërhyrje në trupin e saj për të patur forma perfekte, fjalë të cilat Aurela kudo i hedh poshtë, duke këmbëngulur se format janë të saj, origjinale./Kballiu/Droni.al

Në video bisedën për bukurinë e gjeni tek minuta e 3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY