Lirohen të gjithë të dyshuarit e vrasjes së Edison Harizaj, makina...

Lirohen të gjithë të dyshuarit e vrasjes së Edison Harizaj, makina e vrasësve harrohet mbi trotuar

1041
0
Shares

Nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj dhe të shokut të Tij, Genci Çaçi.

Policia e Durrësit ka shoqëruar më shumë se 40 persona por më pas janë lënë të lirë, pasi policia nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre. Ndërkohë pistat kryesore të hetimit në për këtë ngjarje janë hakmarrja dhe eliminimi për konflikte mes grupeve kriminale.

Kujtojmë se në atentatin e Durrësit, Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës” u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë. Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.

Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY