Cërrik, 60 vjeçari përplas për vdekje 83 vjeçarin me karrocë

Cërrik, 60 vjeçari përplas për vdekje 83 vjeçarin me karrocë

62
0
Shares

Një i moshuar ka humbur jetën pasi është goditur nga një mjet tip “Iveko”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale V.SH, ka aksidentuar për vdekje shtetasin R.Xh., 83 vjeç, banues në fshatin Klos, ku ishte duke drejtuar një karrocë nga një kafshë dore.

“Si pasojë e aksidentit shtetasi R.Xh., ka ndërruar jetë në vendngjarje“, sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY