Zjarri masiv në zonën e VIP-ave/ Digjet shtëpia e famshme, ka edhe...

Zjarri masiv në zonën e VIP-ave/ Digjet shtëpia e famshme, ka edhe viktima

272
0
Shares

Zjarri i frikshëm, që përpiu një pjesë të Kalifornisë, mësohet se ka shkrumbuar totalisht shtëpinë e famshme të Caitlyn Jenner në Malibu. Lajmi i bë i ditur nga “TMZ” e cila raporton se bëhet fjalë për vilën, ku Caitlyn xhironte edhe reality shoë-n. Ajo ishte përfshirë e gjitha nga flakët, që dolën jashtë kontrollit. Për fat të mirë, në atë vilë nuk ka mbetur i lënduar asnjë person, pasi janë evakuuar në kohë nga shtëpia.

Gjithashtu, flakët kanë mbërritur edhe në kopshtin e shtëpisë të Kim Kardashian dhe Kanye Ëest. Por fatmirësisht, deri më tani zjarri nuk është përkeqësuar dhe sipas Kim, po mbahet në kontroll.

“Nuk duket sikur po përkeqësohet shumë tani. Lutem që erërat të jenë në anën tonë. Zoti është i madh. Po lutem që të gjithë të jenë mirë” – tha ylli i reality shoë-t “Keeping Up Ëith The Kardashians” në “Instagram”.

Ndërkohë që edhe Kylie Jenner, e cila është në turne me partnerin Travis Scott dhe vajzën Stormi, është e shqetësuar se do t’i digjet shtëpia e saj.

“Zjarri është shumë pranë shtëpisë sime. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt. Po lutemi” – shkruan Kylie Jenner.

Sakaq, Lady Gaga, Will Smith, Iggy Azaela e shumë yje të tjerë kanë braktisur shtëpitë nën kërcënimin e zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY