“Ishim duke luajtur domino me njëri-tjetrin”/ Si e mësuan banorët vrasjen e...

“Ishim duke luajtur domino me njëri-tjetrin”/ Si e mësuan banorët vrasjen e Fatmir Hodos

169
0
Shares

Banorët e zonës e njihnin viktimën Fatmir Hodo si një person të qetë dhe që nuk ngatërrohej me njeri.

Sipas tyre, ndonëse ishte banor i qytetit të Vlorës, ai ishte çdo ditë i pranishëm në fshat, si kreu i Njësisë Administrative të Kotës.

Njëri prej banorëve të këtij fshati tregoi dje per “Panorama” si e kishte mësuar ngjarjen e rëndë për zyrtarin e Bashkisë.

Si e mësuat ngjarjen?

Ishim diku në një tjetër vend duke luajtur domino me njëri-tjetrin dhe një banor i zonës erdhi dhe na tha cfarë kishte ndodhur dhe që ishte vrarë një person. E morëm vesh që ishte Fatmir Hodo dhe në fakt jemi habitur pasi ai ishte një njeri i qetë dhe i nuk ngatërrohej me askënd. Kemi lënë lojën që luajmë ne si moshatarë dhe jemi afruar pranë vendit ku edhe ndodhi ngjarja.

Dëgjuat krismë?

Jo, në fakt nuk kemi dëgjuar krismat. E morëm vesh nga një banor i zonës që po kalonte pranë vendit ku edhe ndodheshim, që na tregoi se kishte ndodhur një vrasje dhe se kush ishte vrarë.

Si e njihnit ju viktimën Fatmir Hodo?

Ishte i qetë dhe nuk ngatërrohej me njeri. Ne nuk dimë apo nuk kemi dëgjuar që të kishte ndonjëherë probleme me ndonjë person këtu në fshat. Kishim respekt për Fatmirin dhe e njihnim si person pa shumë fjalë, të qetë dhe që nuk ishte ngatërruar me ndonjë njeri. Ndaj edhe u habitëm kur na thanë se kush ishte vrarë.

Po autorin e njihnit, vinte shpesh ai këtu në fshatin tuaj?

Në fakt jo, nuk e njihnim. Nuk është nga fshati ynë, është nga një tjetër fshat rreth gjysmë ore larg. Nuk e njihnim. Dhe nuk e dimë se kush është. Vetëm nga mediat e mësuam emrin e atij që kreu vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY